A do nisje një lidhje me dikë që mendon ndryshe nga ti?

Life style

A do nisje një lidhje me dikë që mendon ndryshe nga ti?

Më: 17 maj 2024 Në ora: 17:25
Foto ilustrim

Së fundmi, studimet mbi gjeneratën Z, kanë zbuluar se ka një rritje të numrit të individëve që nuk pranojnë të kenë lidhje me persona që nuk ndajnë të njëjtat interesa me ta. Tendenca për të kërkuar vetëm të ngjashmit është parë të rritet nga brezi në brez dhe me gjeneratën Z thuhet se po arrin kulmin që do sjellë ndryshime sociale të ndjeshme.

Studimi i kryer nga aplikacionet e lidhjeve, tregon se këtu përfshihen pasionet, dëshirat, mendimet sociale, por edhe ato politike. Madje, personat që janë të përfshirë në politikë, kosniderohen si më tërheqës.

“New York Times” ka shkruar një artikull ku zbulon se ekziston termi “homophily” (“hemofili) për të gjithë personat që ndajnë të njëjtët interesa dhe që kanë karakteristika të përbashkëta.

I lindur si term në vitin 1945 nga sociologët Paul Lazarsfeld dhe Robert Merton, homofilia - “dashuria për ngjashmërinë” shpjegon tërheqjen e dy personave të ngjashëm në interesa dhe dëshira. Sipas zhvillimit që ka marrë ky shpjegim ndër vite, besohet se personat që ndajnë të njëjtat mendime dhe sjellje, në një pikë të bashkëjetesës sillen njësoj.

Thënë kjo, po konsiderohet mundësia që pyetje mbi tema sociale apo prirje politike të diskutohen shumë herët në njohjen e një personi për të cilin ke interes romantik. Po ashtu, po mendohet se së shpejti një opsion i ri për preferencat politike të shtohet në profilet e lidhjeve online.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat