Abuzimi seksual i të miturve në internet dhe roli i inteligjencës artificiale

Life style

Abuzimi seksual i të miturve në internet dhe roli i inteligjencës artificiale

Më: 17 maj 2024 Në ora: 23:15
Foto ilustrim

Sipas një sondazhi të fundit nga Parlamenti Evropian, u vlerësua se në vitin 2021 rreth 85 milionë foto dhe video të abuzimit seksual të fëmijëve u shpërndanë në mbarë botën.

Një numër i frikshëm, i cili po rritet vazhdimisht. Një betejë që duket e humbur. V

itet e fundit, BE-ja kërkon të detyrojë, nëpërmjet një ligji përkatës, ofruesit e shërbimeve të komunikimit të zbulojnë këtë material të paligjshëm. Propozimi i fundit përkatës erdhi nga presidenca belge e Këshillit të BE-së dhe parashikon, ndër të tjera, përdorimin e teknologjisë së AI për identifikimin e saj.

Megjithatë, shumë akademikë e kundërshtojnë propozimin, duke konsideruar se nëse zbatohet, mund të çojë në mbikëqyrje masive të qytetarëve.

32 milionë raporte

Sipas asaj që raporton Parlamenti Evropian, vitet e fundit, materialet në internet me fëmijë që përfshihen në një akt seksual janë rritur me shpejtësi.

Bazuar në hulumtimet e Parlamentit Evropian, në vitin 2022 ka pasur më shumë se 32 milionë raportime të dyshuara për abuzim seksual të fëmijëve në internet në mbarë botën, “që është një nivel historik ”.

Shumica e këtyre aktiviteteve të identifikuara ishin në Evropë.

Për t’iu përgjigjur këtij fenomeni çnjerëzor, Komisioni Evropian në shtator 2020 paraqiti një propozim legjislativ që përmban një rregullore të përkohshme.

Kjo rregullore i lejoi ofruesit e shërbimeve të komunikimit ndërpersonal, të tilla si posta elektronike në internet, shërbimet e mesazheve dhe telefonia në internet, të identifikonin dhe raportonin tek autoritetet materialin e abuzimit seksual të fëmijëve vullnetarisht.

Kjo rregullore e përkohshme është e vlefshme deri në gusht 2024, dhe së fundmi është zgjatur deri në prill 2026.

Pak kohë më vonë, në maj 2022, Komisioni Evropian publikoi një propozim, i cili kishte të bënte me rregullat e përhershme. Dallimi kryesor i këtij propozimi ishte se ofruesit duhej të raportonin dhe hiqnin materialet e abuzimit seksual të fëmijëve nga platformat e tyre. Propozimi i Komisionit Evropian nuk është miratuar nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së, për shkak të reagimeve për shkeljen e të dhënave personale.

Propozimi i ri

Zhvillimi i fundit ka të bëjë me një propozim të ri, të hartuar nga presidenca belge e Këshillit të BE-së dhe aspiron të formojë shtyllën kurrizore të një projektligji për abuzimin seksual në internet. Propozimi iu dërgua Grupit Punues të Këshillit për Zbatimin e Ligjit (LEWP) në fund të marsit të kaluar.

“Të vetmit që mund të parandalojnë një abuzim të tillë ”

Sipas propozimit, ofruesit e shërbimeve të komunikimit “janë shpesh të vetmit që mund të parandalojnë dhe luftojnë një abuzim të tillë”. Prandaj, ofruesve u kërkohet, sipas propozimit, të marrin masa zbulimi që do të jenë “të balancuara dhe proporcionale, në mënyrë që të shmangen pasojat e panevojshme negative për ata që përdorin shërbimet për qëllime legjitime”.

Rregullorja i lë në dorë ofruesve të zgjedhin se cilat teknologji do të përdorin për të zbuluar abuzimet.

Kur ofruesi arrin në përfundimin se ka të ngjarë të ketë një kërcënim të menjëhershëm për jetën ose sigurinë e një fëmije, duhet të ketë një proces raportimi të shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat