Studimet zbulojnë se ka një hendek të vërtetë diferencimi mes grave dhe burrave kur vjen puna te paratë. Shumica e grave pranojnë se e mbyllin muajin me 0 kursime, pavarësisht përpjekjeve për të ruajtur para.
Pse ndodh kjo?
Si fillim, duhet theksuar se nga analizat ekonomike të bëra ka një diferencë 7,7% (e më shumë) mes pagës së një burri dhe një gruaje që punojnë me orar të plotë. Siç mund ta mendoni, gratë paguhen më pak.
Së dyti, në një pikë të karrierës, gratë, marrin përgjegjësinë e mëmësisë duke u larguar nga puna. Një pjesë kthehen, ndërsa të tjerat që nuk arrijnë të balancojnë jetën me karrierën, thjesht heqin dorë. Vetë shpenzimet e rritjes së një fëmije kanë kosto e lartë.
Së treti, nga analiza e tregut, ka shumë produkte dhe shërbime që nuk janë krijuar, duke pasur parasysh nevojat e grave.
Po çfarë mund të bësh për të kursyer?
Fol me miqtë e ngushtë për të shkëmbyer opinione. Nuk ka pyetje të gabuara.
Bëj kujdes me lëvizjen e parave. Duhet filluar me ndarjen më vete të gjërave esenciale e më tej, me shpenzimet e luksit.
Shiko me kujdes çfarë aplikacionesh ke në celular që i paguan dhe nuk te duhen.
Vendosi vetes qëllime, duke nisur nga dëshira për të kursyer pak dhe vazhdo me më shumë përpjekje.