Nëse ai bën këto veprime, urime! Ke gjetur partnerin ideal

Life style

Nëse ai bën këto veprime, urime! Ke gjetur partnerin ideal

Më: 24 maj 2024 Në ora: 18:08
Foto ilustrim

Nuk ka rëndësi nëse je lidhur përmes një aplikacioni për takime, nga shoqëria e përbashkët, apo qindra mënyrave të tjera, gjithnjë, marrëdhëniet kanë një vel misterioz dhe është paksa e vështirë të deshifrosh personin që ke qejf. Mes flamujve të kuq, bezhë e shumë sjelljeve të tjera që ngrenë pikëpyetje, ne sot do të të tregojmë disa flamujt jeshilë, që tregojnë se mund të kesh gjetur personin e duhur.

Ai mund të të shprehë ndjenjat dhe të qajë para teje

Një çun që qan para të dashurës është praktikisht gati që të komunikojë, të ketë inteligjencë emocionale dhe të të tregojë se nuk ka frikë nga ndjesitë. Sipas Suzy Daren, terapiste çiftesh, kjo është një ndër gjërat më të suksesshme në një lidhje. “Lidhjet që kanë sukses kërkojnë aftësinë e të dy partnerëve që të flasin hapur për ndjesitë e tyre. Kjo sjell më shumë afrimitet, siguri dhe aftësi për të tejkaluar situatat dhe bisedat e vështira”. Pra, jo më *s’kam përgjigje* dhe *ok, vazhdo*.

Është shumë i mirë në komunikim

Pyet këdo që ka një lidhje të shëndetshme për këshillën më të mirë dhe me bast që do të të thonë: “Komunikimi”! Komunikimi është çelësi i marrëdhënieve afatgjata, ndaj të flasësh dhe të tregosh ndjesitë janë dy gjërat më të rëndësishme.

Është i sjellshëm dhe merr në konsideratë ndjesitë e tua

Kur një partner është i sjellshëm, nuk e tepron me shakatë, të sjell në humor të mirë, të bën të qeshësh dhe sillet mirë edhe me të tjerët rreth teje, është një flamur jeshil. Kjo e bën këtë partner thuajse ideal. Kur ka konsideratë për ndjesitë e tua dhe do që gjithë kohës të të bëjë të lumtur, bëhet totalisht *ideal*.

Kalon kohë vetëm

Njerëzit që kalojnë kohë vetëm me mendimet dhe ndjesitë e tyre, janë më të prirur që të jenë partnerë të mirë, pasi e kuptojnë privatësinë dhe nuk e kanë problem që në kohë të vështria të reflektojnë dhe të marrin vendimet e duhura.

Përpiqet për lidhjen tuaj

Kjo është tejet e rëndësishme! Nëse partneri kujdeset që lidhja të jetë e shëndetshme dhe të lini pas problemet, duhet ta kesh në jetën tënde.

Të bën për të qeshur

Askush nuk mund të qëndrojë me dikë që nuk ka humor dhe nuk e bën për të qeshur, na beso. E qeshura është një faktor më i rëndësishëm seç mendon në lidhje me romancën dhe gjithnjë duhet të jetë pjesë e lidhjes. Praktikisht, është po aq e rëndësishme sa seksi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat