5 tiparet e karakterit tënd që mund të të shkaktojnë lodhje

Life style

5 tiparet e karakterit tënd që mund të të shkaktojnë lodhje

Më: 24 maj 2024 Në ora: 20:17
Foto ilustrim

A keni vështirësi për t’u ndjerë të karikuar çdo ditë? Nëse nuk keni energji dhe fokus për të bërë asgjë, kjo gjendje shpesh shkaktohet nga faktorë të tillë si sëmundja, stresi, një dietë e varfër ushqimore, gjumë jo i plotë dhe cilësor etj. Por, a e keni menduar ndonjëherë se fajin për këtë mund ta ketë edhe personaliteti juaj, më saktë nëse keni një nga këto pesë tipare.

Karina Antram, nutricioniste dhe autore e disa librave thotë se njerëzit që kanë këto lloj tiparesh janë të prirur të ndihen të lodhur gjatë gjithë kohës, më pak ambiciozë dhe pa energji.

Ja pesë tiparet për të cilat flet profesionistja. Zbuloni nëse keni një prej tyre, për të kuptuar pse jo dhe gjendjen tuaj pa fokus dhe lodhjen e vazhdueshme.

#1 Mbështetësi

Nëse jeni personi që bëni gjithmonë për të tjerët dhe kurrë nuk keni kohë për t’u kujdesur për veten, atëherë e gjithë kjo çon në lodhje dhe harxhim energjie.

#2 Shkatërruesi i humorit

Nëse përqendroheni në ngjarjet e së shkuarës duke munduar veten me idetë e dështimeve dhe asaj që mund të kishit bërë ndryshe, atëherë ju thjesht e mbingarkoni trurin me gjëra që ndoshta s’kanë shumë vlerë. Duke shkatërruar humorin, ju pa dashje dëmtoni edhe veten tuaj.

#3 Futuristike

Nëse dobësimi i humorit ka të bëjë vetëm me të kaluarën, të qenit futurist është i njëjti model, por që i referohet të ardhmes. Ju shqetësoheni aq shumë për atë që do të ndodhë më pas, saqë nuk mund të jetoni aktualitetin.

#4 Mendimtari i tepërt

Ju i “vidhni” kohë dhe energji vetes duke i kushtuar vëmendje ngjarjeve të ndryshme që nuk duhet të kenë fokusin tuaj. Kësisoj ju krijoni frikë dhe ankth, dy gjendje dërrmuese për çdo individ.

#5 I robëruari

Nëse familja ose miqtë tuaj po kalojnë kohë të vështira, ju keni tendencë për t'i përvetësuar këto emocione. Në thelb, ju jeni si një sfungjer, duke thithur ndjesitë negative dhe fatkeqësitë e njerëzve të tjerë, mbartni emocionet e të tjerë duke u përfshirë dhe duke i marrë energji vetes dhe jetës suaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat