Prej kohësh nuk bëni seks: Mos duhet të shqetësohesh?

Life style

Prej kohësh nuk bëni seks: Mos duhet të shqetësohesh?

Më: 25 maj 2024 Në ora: 21:40
Foto ilustrim

Si fillim, të sigurojmë se nuk ka vend për panik, pasi çifte të ndryshëm kanë jetë të ndryshme seksuale dhe rregullat e tyre. Pra, mos u frikëso nëse dikush po të tregon një histori që nuk përputhet shumë me realitetin tënd.

Studimet sugjerojnë se për të pasur një lidhje të lumtur është mirë të bësh seks së paku 1 herë në javë. Por periudha pa seks do ketë gjithmonë dhe janë faza që i kalon çdo çift që ka një lidhje të gjatë në kohë.

Këshilla kryesore për t’ia dalë pa probleme nga këto periudha është të mos karahasosh rutinën seksuale me të të tjerëve. Nëse do të kuptosh si është jeta jote intime momentalisht, krahasoje atë me vazhdimësinë që ka pasur në kohë. Pra, me standardin që ju vetë si çift keni vendosur në dhomën e gjumit.

Ka njerëz që nuk bëjnë seks aspak dhe shprehen se janë të lumtur, po ashtu edhe e kundërta.

Nëse ndjen se seksualiteti në çift nuk është më si më parë, duhet të flasësh me partnerin. Një bisedë e qetë me pyetje pa tendencë apo provokime, do ju ndihmojë të kuptoni si po shkon raporti dhe çfarë mund të bëni për ta përmirësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat