Horoskopi javor: Zbulo çka do të ndodhë me shenjën tënde

Life style

Horoskopi javor: Zbulo çka do të ndodhë me shenjën tënde

Më: 27 maj 2024 Në ora: 14:53
Horoskopi javor

Kjo javë i kushtohet “punës së vështirë”, e cila të mëson të rregullosh mendimet dhe rutinën tënde të mirëqenies. Të hënën, ndodh një bashkëpunim mes Mërkurit dhe Saturnit, të cilët do të të ndihmojnë te kesh më shumë ndërgjegjësim mbi gjërat që të krijojnë stres. Të enjten, do të ndodhë një tjetër bashkëveprim, por këtë herë mes Mërkurit dhe Uranit, të cilët të zhvendosur në Dem, do të të frymëzojnë që të kesh më shumë qëndrueshmëri, sidomos në mendimet e tua.

Dashi

Po stresohesh për paratë? Të hënën, do ta gjesh veten më skeptik/e se zakonisht, megjithatë, sërish do ta shohësh situatën në një aspekt më pozitiv. Në bashkëveprimin e Mërkurit dhe Uranit, do të mund të prezantohesh me një surprizë të re, të papritur, e cila me shumë mundësi do të sjellë më shumë para. Të dielën, do të jesh një shenjë mjaft miqësore, ndaj mblidh miqtë dhe organizo diçka për mbrëmjen.

Demi

Nuk ke pse të bësh gjëra vetëm, i dashur Dem! Kjo javë të rikujton se miqtë që të mbështesin dhe të ndihmojnë të kalosh periudhat e vështira dhe momentet që të bëjnë të ndihesh i/e tejmbushur me emocione të forta. Një ndryshim i rëndësishëm do të ndodhë këtë javë dhe ti do ta shohësh veten të frymëzuar për të pasur një identitet dhe dëshira të reja.

Binjakët

Gëzuar ditëlindjen! Do të mund të përjetosh disa përvoja të bukura në aspektin profesional, të cilat do të të çojnë në të tjera shtigje dhe mundësi më të mira. Të enjten, bashkëveprimi i Mërkurit dhe Uranit të sjell më shumë mundësi për intimitet dhe biseda kuptimplota dhe domethënëse me njerëzit e afërt.

Gaforrja

Mëso nga miqtë e tu, Gaforre! Do të kesh mençurinë dhe qasjen e duhur qysh prej fillimit të javës, në mënyrë që ta aplikosh shpejt dhe në mënyrën e duhur në projektet ku po merr pjesë. Mërkuri dhe Urani do të të sjellin energjinë dhe shanset e duhura për t’u lidhur me komunitetin dhe miqtë e tu.

Luani

Kujt i beson më së shumti? Kjo javë të inkurajon që të mendosh në mënyrë më empatike, sidomos në ambientet e punës. Do të kesh ide dhe frymëzime të reja në fushën e karrierës, por mos harro t’i japësh vëmendjen e duhur edhe romancës që po përjeton.

Virgjëresha

Ti nuk je një njeri i thjeshtë, përkundrazi, kërkon shumë dhe herë pas here e ndërlikon situatën. Megjithatë, duhet ta kuptosh se pritshmëritë që ti ke për njerëzit, nuk i përcaktojnë ata. Shfrytëzoje javën për të ushqyer kuriozitetin dhe dëshirën tënde për të mësuar gjëra të reja dhe për t’u përhumbur në botën e librave apo udhëtimeve.

Peshorja

E dimë që duket e çuditshme, por mendo në terma afatshkurtër. Kështu, do të mund të krijosh pritshmëri më realiste te vetja dhe do të zbulosh më shumë nga gjërat që të rrethojnë. Hapa të vegjël sot, që të shkosh larg nesër!

Akrepi

Është momenti ta lëshosh pak veten dhe të përjetosh ndjesitë e tua. Ti je një shenjë e ndjeshme, por rrallëherë i lejon emocionet e tua të prekin sipërfaqen. Me njerëzit e duhur do të mund të krijosh lidhjen dhe intimitetin e përsosur për t’u shprehur dhe për të qenë një person më i ndjeshëm se zakonisht.

Shigjetari

Detajet qëndrojnë te gjërat e vogla dhe ti e di. Saturni dhe Mërkuri të ndihmojnë që të përjetosh ato çastet e vogla, por përmbushëse me të dashurit e tu. Alterno kohën, përcakto prioritetet dhe realizo dëshirat e tua. Kontradiktat, dallimet dhe idetë e kundërta na bëjnë unikë.

Bricjapi

Ti je një person goxha kreativ, ndaj qasja jote artistike do të të ndihmojë shumë, sidomos për të krijuar mirëqenien që dëshiron. Do të mund të dalësh pak nga vetja dhe nga personaliteti i fortë që ke krijuar për të tjerët, për të shfaqur një anë tënde më të ndjeshme. Dëgjoje mendjen dhe trupin tënd, pasi diçka po të thotë.

Ujori

Si po ndihesh, Ujor? Ndjesitë e tua janë të vërteta dhe nëse ti mendon se po të lënë në vendnumëro, na vjen keq, por i ke shmangur/injoruar për shumë kohë. Do të shprehesh më mirë dhe ndoshta edhe do të përlotesh në prani të dikujt që e vlerëson. Gjithsesi, kujto që ndjeshmëria është superfuqi. Meqë ra fjala te fuqia, nga fundi i javës do të kesh forcën të marrësh një vendim që përkon me një rrezik të madh.

Peshqit

Çdo fjalim i mirë ka nevojë për një strukturë të mirë. Të hënën, kur do të ndodhë ndërveprimi mes Mërkurit dhe Saturnit, do të mund të reflektosh, të pyesësh veten dhe të tjerët se për çfarë ke nevojë saktësisht. Do të të ndihmojnë, të të dëgjojnë, të të këshillojnë, apo të të përqafojnë? Pastro mendjen dhe kërko atë që do.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat