Ka shenja horoskopi te qeta e të dashura, por ka dhe nga ato që janë gjithë kohës me inat dhe mund të të acarojnë. Zbuloni cilat kanë temperamentin me të keq.
Dashi
Personat e shenjës së dashit njihen si agresive dhe si impulsivë. Ata janë konkurrues dhe shpesh me nerva. Kur përballen me konflikte apo me persona që nuk kanë të njëjtat mendime me ta ata inatosen dhe acarohen. Dashët nuk kanë durim dhe ndonjëherë ulërijnë aq shumë saqë i tmerrojnë të gjithë.
Gaforrja
Personat e kësaj shenjë janë emocionalë dhe të ndjeshëm prandaj nuk ka nevojë për shumë mund për t’i kundërshtuar e për t’i acaruar. Ata janë pesimistë, dyshues dhe ndonjëherë mund të mërziten edhe për gjëra të kota. Edhe në rastet kur për shembull dikush nuk e fton në një festë ata do dërgojnë mesazhe inatçore dhe mund të thonë edhe fjalë të rënda nëpër rrjetet sociale.
Luani
Personat e shenjës së luanit e kanë të vështirë të ruajnë gjakftohtësinë dhe gjërat më të vogla mund t’i acarojnë. Për shembull nëse një mik ju merr borxh një këmishë dhe ua kthen me një njollë ata do ulërijnë pavarësisht se mund ta dinë se ajo mund të lahet. Ata bëjnë skena edhe për gjërat më të vogla.
Akrepi
Personat e shenjës së akrepit janë striktë dhe inatçinj. Në disa momente mund të bëhen edhe të dhunshëm, mund të bërtasin shumë dhe të thyejnë çdo gjë që ju del para.