Cila ngjyrë e buzëve është më tërheqësja? Ekspertët zbulojnë preferencën që rrëmben vëmendjen

Life style

Cila ngjyrë e buzëve është më tërheqësja? Ekspertët zbulojnë preferencën që rrëmben vëmendjen

Më: 21 prill 2025 Në ora: 23:34
Foto ilustrim

Në botën e bukurisë, buzëkuqi ka qenë gjithmonë një nga armët më të forta të një gruaje për të tërhequr vëmendjen. Por cila është në fakt ngjyra më magnetike që ndikon tek të tjerët? Sipas disa studimeve të fundit dhe ekspertëve të grimit, e kuqja klasike mbetet ngjyra më joshëse dhe e parezistueshme për shumicën e njerëzve.

Psikologët e ngjyrave shpjegojnë se e kuqja lidhet me pasionin, vetëbesimin dhe energjinë – ndaj nuk është çudi që është shpesh zgjedhja numër një në takime romantike apo në ngjarje ku dikush dëshiron të lërë përshtypje.

Megjithatë, ngjyrat nude dhe rozë e butë nuk mbeten pas. Ato vlerësohen për delikatesën, natyrshmërinë dhe ndjeshmërinë që përcjellin, duke qenë zgjedhje perfekte për një pamje më të përditshme apo minimaliste.

Ekspertet e make up-it këshillojnë që, përveç trendit apo psikologjisë së ngjyrave, më e rëndësishmja është që ngjyra e buzëkuqit të përputhet me tonin e lëkurës dhe stilin personal.

Pra, nëse doni të tërhiqni vëmendjen, një buzëkuq i kuq klasik është gjithmonë një ide e sigurt. Por bukuria e vërtetë qëndron te vetëbesimi me të cilin e mbani atë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat