Jam një burrë 29 vjeç dhe prej disa muajsh kam nisur një lidhje me të dashurën time.
Jam shumë i çmendur pas saj, por vazhdimisht kam ndjesinë se ajo nuk është aq e përkushtuar ndaj meje. Miqtë e saj gjithmonë kanë përparësi dhe kur është me ta, ndiej sikur unë as nuk ekzistoj.
Mendoj se po e "tejkaloj peshën" time duke qenë me të. Ajo është e mrekullueshme dhe tërheq vëmendje kudo që shkon, ndërsa unë jam një mashkull mesatar, pak i shëndoshë dhe jashtë forme, nëse jam i sinqertë.
Asaj i pëlqen fakti që jam qesharak dhe intimiteti mes nesh është i mirë (nuk kam marrë ankesa deri tani), por megjithatë ndiej sikur jam ai që po e ndjek gjithmonë dhe po kërkoj vëmendje.
Ajo gjithashtu nuk më fton kurrë të dal me shoqet e saj, çka më bën të mendoj se ndoshta turpërohet për mua ose shqetësohet për mendimin e tyre.
Dua të ndiej që jam i rëndësishëm për të dhe të jem prioriteti i saj, por aktualisht më duket sikur jam gjithmonë zgjedhja e dytë – një opsion për kur nuk ka gjëra më interesante për të bërë.
Çfarë duhet të bëj?
Përgjigja e psikologes: Mendoj se ajo që duhet të bësh është të ndalosh së nënvlerësuari veten.
Ndoshta kjo që ndjen ka të bëjë më shumë me mënyrën si e shikon veten, sesa me sjelljen e të dashurës tënde.
Është e rëndësishme të punosh në ndërtimin e vetëvlerësimit dhe të mendosh më pozitivisht për veten.
E dashura jote padyshim që të do, përndryshe nuk do të ishte me ty. Por ku është dashuria për veten? Ajo duket inekzistente.
Prandaj, fillimisht përqendrohu në ta dashur veten dhe ndoshta gjithçka tjetër do të marrë rrjedhën e duhur.