Gati gjysma e të rinjve preferojnë të jetojnë në një botë pa internet

Life style

Gati gjysma e të rinjve preferojnë të jetojnë në një botë pa internet

Më: 20 maj 2025 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

Një anketë e re ka zbuluar se gati gjysma e të rinjve preferojnë të jetojnë në një botë pa internet, raporton The Guardian, transmeton KosovaPress.

Rreth 70% e të rinjve nga 16 deri në 21 vjeç ndihen më keq pas përdorimit të mediave sociale. Gjysma e tyre mbështesin një "orë ndalimi digjital" pas orës 10 të mbrëmjes, ndërsa 46% do të preferonin një botë pa internet.

Një e katërta e të anketuarve kalojnë katër ose më shumë orë në ditë në media sociale, dhe 42% kanë pranuar se kanë gënjyer prindërit për aktivitetet e tyre online. 42% kanë gënjyer për moshën, 40% përdorin llogari të rreme, dhe 27% pretendojnë të jenë dikush tjetër.

Edhe pse mund të jetë e dobishme, Rani Govender, menaxhere politike për sigurinë e fëmijëve në internet, thekson se një orë ndalimi digjital nuk mjafton për të mbrojtur fëmijët nga rreziqet online. Ajo kërkon që faqet e internetit të jenë “më të sigurta dhe më pak të varësisë”.

Një pjesë e madhe e të rinjve shpenzuan më shumë kohë online gjatë pandemisë dhe ndihen se kjo ka ndikuar negativisht në shëndetin e tyre mendor. Andy Burrows nga Fondacioni Molly Rose thekson se të rinjtë janë “të vetëdijshëm për rreziqet dhe kërkojnë masa nga kompanitë teknologjike për t'i mbrojtur ata”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat