​Nestle investon në kafenë e Brazilit

Life style

​Nestle investon në kafenë e Brazilit

Më: 23 maj 2025 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Gjigandi zviceran i ushqimit Nestle ka njoftuar se planifikon të investojë 88.7 milionë dollarë, në kapacitetin prodhues në Brazil në segmentin e pijeve të kafesë nga linja Nescafe deri në vitin 2028.

Investimi i ri i planifikuar vjen pas njoftimit të kompanisë në maj të vitit të kaluar se do të investonte në segmentin e prodhimit në ekonominë më të madhe të Amerikës së Jugut deri në vitin 2026.

Brazili është konsumatori i dytë më i madh i kafesë në botë dhe investimi total i Nestle do të forcojë rolin strategjik të vendit të Amerikës së Jugut në rritjen globale të kompanisë, u tha në një prezantim.

Investimet e reja synojnë zgjerimin e fabrikës në Montes Claros në shtetin juglindor të Minas Gerais dhe rrjetin e makinave të kafesë Nestle Professional, tha kompania, raporton kp.

Marka Nescafe u krijua në Brazil, prodhuesi dhe eksportuesi më i madh në botë i kafesë, dhe në fazën fillestare përfshinte vetëm kafen.

Në pesë vitet e fundit, segmenti i kafesë me kapsula të Nestlé është rritur rreth 20 për qind. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat