“Ti nuk më meriton!” – Fjalët që çojnë lidhjen me partnerin/en drejt fundit sipas studimeve

Life style

“Ti nuk më meriton!” – Fjalët që çojnë lidhjen me partnerin/en drejt fundit sipas studimeve

Më: 15 qershor 2025 Në ora: 19:48
Ilustrim

Një nga gjërat më të rrezikshme që ndodh brenda një marrëdhënieje është përçmimi – dhe, sipas Dr. Cortney S. Warren, psikologe e specializuar në marrëdhënie çiftesh dhe martesa, ky është fillimi i fundit për një lidhje dashurie.

Dr. Warren, e diplomuar në Shkollën Mjekësore të Harvardit dhe autore e mbi 50 artikujve shkencorë, thotë se mënyra se si flasim me partnerin mund të shkatërrojë ngadalë marrëdhënien. Në veçanti, komunikimi me përçmim – përmes fjalëve fyese, sarkazmës, tonit të ngritur apo gjuhës së trupit si rrotullimi i syve – është helm për një çift.

Këto janë 5 frazat më toksike që mund të dëmtojnë marrëdhënien tuaj:

“Ti nuk më meriton”

Një frazë që e vendos tjetrin në një pozitë inferiore dhe godet vetëbesimin. Më mirë thuaj: “Ndjej që kemi nevojë të rishikojmë çfarë po na mungon si çift.”

“Je patetik”

Etiketimi është gjithmonë shkatërrues. Fokusi duhet të jetë në sjellje, jo në personalitet. Zëvendësoje me: “Nuk më pëlqeu mënyra si veprove në atë situatë.”

“Po sillesh si i çmendur”

Ky është një shembull klasik i gazlighting, që shtrembëron perceptimin e tjetrit për realitetin. Më mirë: “Ndjej që reagimi yt po e tensionon edhe më shumë situatën.”

“Të urrej”

Një fjalë e rëndë që dëmton ndjeshëm besimin. Edhe në momentet më të nxehta, është më e mençur të thuash: “Kam nevojë për pak kohë për të qetësuar mendimet.”

“Mbaruam”

Të flasësh për ndarje në mes të një konflikti krijon pasiguri të thellë. Në vend të kësaj, sugjero: “Nuk po ndjehem mirë me këtë bisedë, a mund ta vazhdojmë më vonë?”

Si komunikojnë çiftet e shëndetshëm?

Dr. Warren thekson rëndësinë e:

Deklaratave “Unë”, për të ndarë përjetimet personale pa akuzuar;

Mirënjohjes së përditshme, edhe për gjërat e vogla;

Marrjes së përgjegjësisë, për të treguar maturi emocionale dhe përkushtim.

Në fund të ditës, siç thotë ekspertja:

“Nuk është mosmarrëveshja ajo që shkatërron një lidhje, por mënyra si flasim kur zemra na dhemb.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat