Takimi i parë me një person që pëlqeni shumë, është shumë emocionues dhe kjo gjë është shumë normale, pasi nuk dini çfarë të prisni nga personi tjetër.
Ajo që te rinjtë shpesh mendojnë, është se si t’i bëjnë sa më shumë përshtypje personit tjetër, në mënyrë që t’i ngelin sa më gjatë në mendje.
Entuziazmi i tepruar mund të ju bëjë që ju të flisni shumë në takimin e parë dhe ta “bombardoni” me pyetje.
Më poshtë rendisim 7 pyetje që nuk duhet t’i bëni kurrë në takimin e parë, sipas ekspertëve:
Sa fëmijë dëshiron të bësh?
Jam në kërkim të dashurisë, po ti?
A e ke problem nëse i përgjigjem telefonatës?
Sa e ke rrogën?
A të pëlqen vendi ku të solla? Këtu kam dal me ish-partnerin/en.
Pse je kaq shumë kohë pa një lidhje? (single).
Kështu vishesh edhe në përditshmëri?