E pazakontë! Gruaja i jep lamtumirën burrit duke i kërcyer ‘twerk’ pranë arkivolit të hapur – Të afërmit festojnë si në koncert!

Lifestyle

E pazakontë! Gruaja i jep lamtumirën burrit duke i kërcyer ‘twerk’ pranë arkivolit të hapur – Të afërmit festojnë si në koncert!

Më: 18 korrik 2025 Në ora: 19:01
Pamje nga video

Funeralet tradicionalisht njihen si ceremoni të mbushura me trishtim dhe reflektim solemn. Por një funeral në Peru mori një kthesë befasuese kur e veja u filmua duke bërë twerk pranë bashkëshortit të ndjerë, i vendosur në arkivol të hapur.

E veshur e gjitha me të zeza, gruaja shihej duke lëvizur në mënyrë provokuese përballë homazhit prej kartoni, ndërsa të pranishmit duartrokisnin, bërtisnin dhe e inkurajonin me të qeshura.

Ceremonia u kthye në një koncert të mirëfilltë kur këngëtari i reggaeton-it, El Cangri del Callao – i vetëquajtur “animator funeralesh” – mori pjesë në ngjarje me hite festive.

 

Në një moment, ai madje i nxiti të pranishmit të dilnin në pistë dhe të "shkundnin trishtimin".

Kjo përcjellje e çuditshme, që ndodhi më 6 korrik, u regjistrua e gjitha në video.

El Cangri më pas e postoi klipin në Instagram, ku grumbulloi 4.3 milionë shikime dhe gati 8,000 komente.

Rrjetet sociale reaguan me humor, ku një komentonte: “Hej vëlla, do vdes më 23 korrik. Je i lirë atë ditë?”

Një tjetër shtonte: “Janë shumë të rinj këta, po në kohën tonë qanim nëpër funerale.”

Një i tretë shkruante me ironi: “E veja gjen pesë dashuri të reja… në të njëjtën natë.”

Të tjerë nuk u treguan aq të butë. Një komentues u shpreh i indinjuar: “Kjo muzikë idiote i bën njerëzit idiotë.”

Por jo të gjithë u skandalizuan. Një përdorues tjetër shkroi: “Kam marrë pjesë në shumë ceremoni mortore, por gjithmonë me një ton shumë ndryshe nga ky video.

Asnjëherë s’kam parë një lamtumirë kaq të gjallë dhe plot dritë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat