Trendi i Labubu pushton edhe thonjtë!

Lifestyle

Trendi i Labubu pushton edhe thonjtë!

Më: 24 korrik 2025 Në ora: 19:39
Ilustrim

Lodrat Labubu vazhdojnë të pushtojnë botën dhe viraliteti vetëm rritet. Në TikTok, dalin çdo ditë video të reja të fansave që përpiqen të pasurojnë koleksionin e tyre me kukullat e vogla shumëngjyrëshe.

Dhe meqë jemi te ngjyrat  Labubu-të janë perfekte për të frymëzuar trende aksesorësh e së fundmi, thonjsh. 

Ngjyrat, fytyra, sytë e mëdhenj të ndritshëm dhe dhëmbët e tyre janë disa nga tiparet që njerëzit po përdorin në dizajnet e thonjve, me detaje 3D apo kombinime të ndryshme.

‘Mishmash’

Xixa, ngjitëse, logo dhe fytyra Labubu, njësoj sikur dyqani Pop Mart të jetë hapur te thonjtë tuaj.

Matchy

Nëse keni një lodër Labubu, frymëzohuni nga ngjyrat e saj për të dizenjuar thonjtë. Fotot e duarve do të dalin yll!

Verë Labubu

Thonjtë e frymzuar nga “vera italiane” janë kudo, por mes limonëve dhe pllakave të Positano-s, mund të shtoni një përbindësh të vogël.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat