Dasma e shtrenjtë s’garanton martesë të gjatë, thotë studimi

Lifestyle

Dasma e shtrenjtë s’garanton martesë të gjatë, thotë studimi

Më: 21 gusht 2025 Në ora: 15:10
Foto ilustrim

Një studim i realizuar nga studiuesit në Universitetin Emory ka sjell në pah një lidhje interesante mes kostos së dasmës dhe qëndrueshmërisë së martesës.

Sipas gjetjeve, çiftet që organizojnë dasma më të thjeshta dhe blejnë unaza më pak të shtrenjta kanë më pak gjasa të divorcohen, krahasuar me ata që shpenzojnë shumë para për dasmën dhe unazën.

Ky studim sfidon idenë e zakonshme se një dasmë madhështore është tregues i një martese të suksesshme.

Në fakt, rezultatet sugjerojnë se fokusimi në thelbin e lidhjes dhe jo në aspektet materiale mund të ndikojë pozitivisht në jetëgjatësinë e një martese.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat