Istat: Gjithnjë e më pak njerëz duan të kenë fëmijë

Lifestyle

Istat: Gjithnjë e më pak njerëz duan të kenë fëmijë

Më: 22 dhjetor 2025 Në ora: 19:44
Foto ilustrim

Në vitin 2024, vetëm 21.2% e personave të moshës 18 deri në 49 vjeç kanë ndërmend të kenë një fëmijë brenda tre viteve të ardhshme (krahasuar me 25% në vitin 2003), sipas raportit të Istat mbi qëllimet e fertilitetit.

Mbi 10.5 milionë njerëz nuk duan të kenë fëmijë ose fëmijë të tjerë në tre vitet pas anketës ose në të ardhmen, shkruan Ansa.

Një e treta përmendin arsyet ekonomike për këtë vendim, 9.4% përmendin kushtet e papërshtatshme të punës dhe 8.6% përmendin mungesën e një partneri, transmeton ATSh.

Midis grave, gjysma besojnë se të paturit e një fëmije do të përkeqësojë mundësitë e tyre të punësimit. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat