Të premten pritet të vërtetohet dorëheqja e Zaevit në LSDM

Maqedonia

Të premten pritet të vërtetohet dorëheqja e Zaevit në LSDM

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 19:44
Zoran Zaev

Të premten Bordi Qendror dhe Ekzekutiv i LSDM-së do të diskutojë për dorëheqjen e kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev i cili e dha pas disfatës në zgjedhjet lokale.

Mbledhje e organeve partiake duhej të mbahej dje, por për shkak të aksidentit që ndodhi, mbledhja u anulua.

Kjo do të thotë se të premten duhet të vërtetohet dorëheqja e Zaevit dhe të fillojë afati 15 ditor për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme për kryetar të ri të partisë.

Kujtojmë se djepo ashtu duhej të mbahej mbledhja e Alternativës ku duhej të vendoset nëse do të shkohet në qeveri ose do të mbesë, por për shkak të tragjedisë, edhe kjo parti e shtyu mbledhje.

Ndryshe, javën e kaluar kishte takim mes kryeministrit Zaev dhe kryetarit të Alternativës, Afrim Gashi për përfshirjen e Gashit në Qeveri, por nuk u mor ndonjë vendim për rritjen e shumicës./

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat