Radev: Ka shumë sinjale pozitive nga vizita e Petkovit në Shkup

Maqedonia

Radev: Ka shumë sinjale pozitive nga vizita e Petkovit në Shkup

Më: 20 janar 2022 Në ora: 13:45
Rumen Radev

Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev ishte i pari që komentoi vizitën e kryeministrit Kiril Petkov në Maqedoninë e Veriut.

Radev tha se ka shumë sinjale pozitive nga kjo vizitë.

Por shpreson që çështjet kyçe në kontest nuk do të lihen jashtë.

“Ka shumë sinjale pozitive nga kjo vizitë. Megjithatë, shpresoj, siç e thashë dje nga foltorja e Kuvendit, që krahas të gjitha përpjekjeve për përmirësimin e lidhjes, investimeve, ekonomisë, bashkëpunimit, nuk do të harrojmë çështjet kryesore që duhen zgjidhur dhe në fakt do të hapin derën për fillimin e negociatave”, theksoi Presidenti bullgar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat