Dehari: Ndalimi i ratrakëve në Malin Sharr është vendim i mbrojtjes së mjedisit

Maqedonia

Dehari: Ndalimi i ratrakëve në Malin Sharr është vendim i mbrojtjes së mjedisit

Më: 24 mars 2024 Në ora: 19:19
Ibrahim Dehari

Në parkun kombëtar Malin Sharr me një vendim të drejtorisë së parkut Kombëtar edhe ministrisë së mjedisit jetësor janë ndaluar të gjithë mjetet motorike që shfrytëzohen për ski rider të njohura si ratrak.

Drejtori i Parkut Kombëtar Mali Sharr, Ibrahim Dehari, thotë se ai në një takim me ministrinë dhe kompanitë private që kanë operuar kanë marr këtë vendim.

“Sa u takon lëvizjeve të mjeteve motorike, ratrakëve, në parkun kombëtar Mali Sharr, sigurisht që dje e mbyllëm këtë çështje. Kishim takim me përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, inspektoratit të natyrës, bujqësisë, policisë së Tetovës dhe institucionet tjera. Në takim ishin edhe dy operatorët që kanë operuar deri më tani 15 vite më parë. U diskutua dhe ata thanë se ky vendim duhet respektuar se këto mjete motorike mos lëvizin në Malin Sharr për arsye se këto dëme, kur do shkrihet bora, do behët vlerësimi për të kompensuar ato dëme”, tha Dehari.

Për dëmtimin e kullotave në parkun kombëtar janë paraparë edhe gjoba edhe atë për persona juridik prej 9.000 deri 140.000 euro dhe gjoba për persona përgjegjës të personit juridik në vlerë prej 500 deri 7.000 euro, varësisht prej madhësisë së subjektit dhe kundërvajtjes, si dhe gjobë për persona fizik në vlerë prej 300 euro deri 450 euro varësisht prej kundërvajtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat