Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

Maqedonia

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

Më: 25 mars 2024 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, kryesisht në rrugë të lagështa, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

“Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet mesatar.

Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi”, njoftojnë nga LAMM

Nga LAMM u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësisë së automjeteve, sidomos në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat