Mjekët amë në RMV sot në protestë, kërkojnë miratimin e një ligji i cili do të mbrojë ato

Maqedonia

Mjekët amë në RMV sot në protestë, kërkojnë miratimin e një ligji i cili do të mbrojë ato

Më: 25 mars 2024 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Mjekët amë nga shëndetësia private nuk do të punojnë sot nga ora 12:00 deri në 16:00 në shenjë revolte, pasi kolegu i tyre u gjet i vdekur me plagë me thikë në parkingun përballë poliklinikës në rrugën e Zhelezarës të premten.

Kryetarja e Shoqatës së mjekëve privatë amë, Lilija Çolakova Dervishova, të premten në një prononcim për AIM-në, theksoi se është e nevojshme të miratohet ligji për veprimtarinë e mjekëve, i cili do të përcaktojë saktësisht kushtet, të drejtat dhe detyrat e mjekëve.

“I bëj thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që sa më shpejt të miratohet Ligji për Veprimtarinë e mjekëve, i cili do të mbrojë punën e mjekëve. Jemi vërtet të indinjuar dhe të tmerruar nga një akt i tillë”, tha Çolakova-Dervishova.

Edhe Oda e Mjekëve ka kërkuar zgjidhje të menjëhershme të rastit me mjekun e ndjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat