Bujar Osmani do të garojë me numrin 4, Arben Taravari me numrin 6

Maqedonia

Bujar Osmani do të garojë me numrin 4, Arben Taravari me numrin 6

Më: 25 mars 2024 Në ora: 12:44
Foto ilustrim

Komisioni Shtetëror për Zgjedhje sot ka hedhur shortin për renditjen e kandidatëve për president në Maqedoninë e Veriut.

Sipas shortit të hedhur kandidati i koalicionit të Frontit Evropian, Bujar Osmani do të ketë numrin 4.

Ndërsa kandidati i koalicionit VLEN, Arben Taravari do të ketë numrin 6.

Kandidatët e tjerë Stevo Pendarovski do të ketë numrin 1, Biljana Vankovska Cetkovska me numër 5, Gordana Siljanovska Davkova renditet me numrin 2, Maksim Dimitrievski me numër 7, Stevço Jakimovski 3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat