7 foshnje nga RMV përfundojnë në Spital për shkak të Kollës së keqe

Maqedonia

7 foshnje nga RMV përfundojnë në Spital për shkak të Kollës së keqe

Më: 25 mars 2024 Në ora: 19:22
Ilustrim

7 foshnje nga RMV përfundojnë në Spital për shkak të Kollës së keqe.

72 raste të reja të të sëmurëve nga Kolla e keqe, janë regjistruar javën e kaluar, që do të thotë numri është rritur për 67% në krahasim me periudhën e mëparshme – thuhet në raportin e Institutit për Shëndet Publik.

Deri më 21 mars, në vend janë regjistruar 287 raste me kollën e keqe, pjesa më e madhe e rasteve të të sëmurëve janë në Shkup, si dhe pjesa më e madhe e tyre i takojnë grup moshës 10-14 vjeçe.

Nga të sëmurët 44 persona janë të hospitalizuar edhe atë 38 janë deri në moshën 4 vjeçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat