Më pak doktoratura, master dhe specialistë në RMV gjatë vitit 2023 krahasuar me 2022

Maqedonia

Më pak doktoratura, master dhe specialistë në RMV gjatë vitit 2023 krahasuar me 2022

Më: 25 mars 2024 Në ora: 21:12
Ilustrim

Përqindja më e madhe (21.2) e numrit të përgjithshëm të personave të doktoruar punojnë në arsim.

Në vitin 2023 titullin doktor shkencash e kanë marrë 174 persona, që paraqet një rënie prej 11,7% krahasuar me vitin 2022. Më shumë se gjysma, 91 ose 52,3%, nga numri i përgjithshëm i atyre që kanë doktoruar vitin e kaluar janë gra.

Siç njofton Enti Shtetëror i Statistikave, numri më i madh (22.4%) kanë doktoruar në fushën e biznesit, administratës dhe drejtësisë, 20.7% në shëndetësi dhe mbrojtje sociale, 13.8% në fushën e shkencave sociale, gazetarisë dhe informacionit në art dhe shkencat humane 12.1%, dhe pjesa tjetër e fushave kanë një përqindje më të ulët të përfaqësimit.

Përqindja më e madhe (21.2) e numrit të përgjithshëm të personave të doktoruar punojnë në arsim.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, titullin Master i Shkencave dhe Specialist në vitin 2023 e kanë marrë gjithsej 1828 persona, që është 2,9 për qind më pak krahasuar me një vit më parë 2022.

Vitin e kaluar, 1624 ose 89% janë bërë master dhe 204 ose 11% janë specialistë. Nga numri i përgjithshëm, 59.8% janë gra.

Numri më i madh i temave të magjistraturës, 624 ose 38,4%, janë nga fusha e biznesit, administratës dhe drejtësisë, 21,6% janë nga fusha e inxhinierisë, prodhimit dhe ndërtimit, pasuar nga shkencat sociale me 11,9 për qind. Pjesa tjetër e rretheve kanë përqindje më të ulët përfaqësimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat