Në Maqedoni 13.824 persona janë me epilepsi

Maqedonia

Në Maqedoni 13.824 persona janë me epilepsi

Më: 26 mars 2024 Në ora: 10:49
Foto ilustrim

Vlerësohet se mbi 50 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga forma të ndryshme të epilepsisë, duke e bërë atë një nga sëmundjet neurologjike më të zakonshme në mbarë botën. Numri i përgjithshëm i pacientëve me epilepsi në Republikën e Maqedonisë së Veriut është 13.824, ose prevalenca e epilepsisë në vendin tonë është 6.67 për 1.000 banorë.

Dr. Marija Babunovska, neurologe nga Klinika Universitare e Neurologjisë në Shkup, në një deklaratë për AIM-n thotë se epilepsia prek njerëzit e të gjitha moshave dhe të dy gjinive, por në vendin tonë më e shpeshtë është te pacientët meshkuj.

Në vendin tonë, siç shpjegon, epilepsia më së shpeshti paraqitet në dy kulme, në fëmijëri – adoleshencë dhe te pacientët mbi 50-të vjeç.

Ajo thotë se është e nevojshme ndërgjegjësimi për këtë sëmundje dhe se data e sotme – 26 Marsi, apo Dita e Vjollcës, është ditë ndërkombëtare kushtuar përpjekjeve për rritjen e ndërgjegjësimit për epilepsinë në botë.

Ajo beson se ndërgjegjësimi për këtë sëmundje është i ulët dhe se disa mite për pacientët me këtë sëmundje duhen rrëzuar me fakte.

Sipas saj, popullata duhet të edukohet që të dijë si të përballet me të, nëse një kalimtar i rastësishëm ka një atak epileptik.

Babunovska apelon që të mos stigmatizohen personat me epilepsi. Ata janë njerëz që përjetojnë kriza kronike, të përsëritura dhe preferojnë të quhen si “persona me epilepsi” sesa epileptikë. Sipas saj, shumica e profesioneve, përfshirë ato në nivelet më të larta të biznesit, si qeveria, sistemi i drejtësisë, sporti dhe mjekësia mund të pranojnë një person me epilepsi.

Ajo shpjegon se epilepsia është një çrregullim i përsëritur kronik i karakterizuar nga fillimi i papritur i krizave epileptike të paprovokuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat