Petrovska: Do ta ndihmojmë Ukrainën deri në fitoren përfundimtare kundër agresorit

Maqedonia

Petrovska: Do ta ndihmojmë Ukrainën deri në fitoren përfundimtare kundër agresorit

Më: 26 mars 2024 Në ora: 18:03
Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, tha sot se vendi “do të vazhdojë të ndihmojë popullin e Ukrainës në luftën kundër agresorit rus deri në fitoren përfundimtare”.

“Nuk ka asnjë alternativë tjetër për botën e lirë dhe demokratike përveç që Ukraina të fitojë këtë luftë të padrejtë,” tha Petrovska.

Në seancën e Qeverisë me rastin e katërvjetorit të anëtarësimit të vendit në NATO, Petrovska shtoi se Maqedonia e Veriut deri më tani ka dërguar 14 dërgesa me ndihma në pajisje ushtarake në Ukrainë dhe “ka kryer trajnime në territorin e saj”.

“NATO do të thotë siguri dhe stabilitet dhe qytetarët tanë e dinë këtë. Por anëtarësimi në Aleancë është shumë më tepër. Ne jemi ulur në të njëjtën tryezë, të barabartë të bashkuar në një Union prej 32 vendeve demokratike që besojnë në të njëjtat vlera”, theksoi ndër të tjera ministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat