Taravari: Maqedonisë i duhet një kushtetutë e re

Maqedonia

Taravari: Maqedonisë i duhet një kushtetutë e re

Më: 26 mars 2024 Në ora: 18:20
Arben Taravari

Në paraqitjen e fundit Arben Taravari ka bërë thirrje për hapjen e një debati të gjerë mes ekspertëve dhe partive politike në lidhje me nevojën për një ndryshim kushtetues në Maqedoni. Ai argumenton se Kushtetuta e vitit 1991 u votua nga deputetët maqedonas, por shqiptarët nuk e pranuan atë në atë kohë. Në vitin 2001, me Marrëveshjen e Ohrit, u bënë plotësime në kushtetutë për të adresuar disa nga shqetësimet e komunitetit shqiptar.

“I mbështes fjalët e Pendarovskit që Maqedonisë së Veriut i nevojitet një kushtetutë e re”, theson Taravari.

Ai gjithashtu u përgjigj në lidhje me deklaratën e Ali Ahmetit, i cili tha se BDI është në “super ligë” ndërsa Taravari në “ligë lokale”.

Taravari komenton se qytetarët janë ata që vendosin se kush duhet të luajë në këtë fushë politike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat