Gjobiten 138 shoferë në Shkup, 10 për vozitje pa patentë shoferë

Maqedonia

Gjobiten 138 shoferë në Shkup, 10 për vozitje pa patentë shoferë

Më: 27 mars 2024 Në ora: 13:37
Foto ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (26.03.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 138 gjoba.

“Në territorin e Shkupit janë shqiptuar 138 gjoba nga të cilat: gjashtë për tejkalim të shpejtësisë, 10 për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, 9 masa për mospërdorim të rripit të sigurisë, 15 masa për përdorim të celular gjatë vozitjes…”, thonë nga MPB.

Nga MPB thonë se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat