Ahmeti për kërkesat e Selës: Për gjëra të vogla, nuk i cënojmë projektet e mëdha

Maqedonia

Ahmeti për kërkesat e Selës: Për gjëra të vogla, nuk i cënojmë projektet e mëdha

Më: 27 mars 2024 Në ora: 15:29
Sela, Ahmeti

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot tha se Fronti Europian ka vetëm një qëllim, anëtarësimin e vendit në BE.

Ahmeti sot komentoi edhe deklaratën e Ziadin Selës, i cili dje tha se kërkon pesë deputetë për t’ju bashkangjitur Frontit Europian.

Ahmeti tha se Frontit Europian nuk ka të bëjë me numra, por ka një qëllim më madhor për vendin.

“Për gjëra të vogla, nuk i cënojmë projektet e mëdha. Pra ka të bëjë me vizion, ardhmëri”, u përgjigj Ahmeti.

Frontit Europian sot iu bashkëngjit edhe partia turke TDP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat