Ndalohet një person në Kavadar, dyshohet për vjedhje

Maqedonia

Ndalohet një person në Kavadar, dyshohet për vjedhje

Më: 28 mars 2024 Në ora: 11:18
Foto ilustrim

Dje në ora 18:50 në Kavadar, zyrtarë policorë nga DPB Kavadari kanë ndaluar F.J.(18) nga Kavadari.

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “vjedhje” nga oborri i manastirit “Shën Nikolla Moklishki” në atarin e fshatit Vatasha e Kavadarit, gjatë së cilës ka marrë disa sende.

Atij i janë gjetur sendet dhe i janë kthyer pronarit.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa pas dokumentimit të saj do të bëhet kallëzim përkatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat