Kacarska: Gjykata Kushtetuese mund të vendosë për kushtetutshmërinë e Kodit Zgjedhor

Maqedonia

Kacarska: Gjykata Kushtetuese mund të vendosë për kushtetutshmërinë e Kodit Zgjedhor

Më: 12 prill 2024 Në ora: 20:50
Dobrilla Kacarska

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska, ka zhvilluar një takim pune me shefen e misionit të OSBE/ ODIHR, Xhilijan Stirk, të cilën e informoi se Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencë të vendosë drejtpërdrejt për procesin zgjedhor. Por, megjithatë potencoi se në përputhje me Kushtetutën mund të vendosë për kushtetutshmërinë e Kodit Zgjedhor.

“Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencë të vendosë drejtpërdrejt për procesin zgjedhor, por në përputhje me Kushtetutën mund të vendosë për kushtetutshmërinë e Kodit Zgjedhor, pra kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e një rregulloreje tjetër, e cila rregullon çështjet lidhur me zgjedhjet”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

Përveç kësaj, ajo theksoi se gjykata mund të vendosë edhe për kërkesat e qytetarëve për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të përcaktuara me nenin 110 paragrafi 3 i Kushtetutës nëse ndonjë nga këto liri dhe të drejta cënohet gjatë mbajtjes së zgjedhjeve.

Si shembull konkret, klryetarja Kacarska theksoi rastin e sapoformuar për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së udhëzimeve për transmetuesit për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit 2024, me rastin e iniciativës së dorëzuar të kandidates së pavarur për president Biljana Vankovska-Cvetkovska dhe të partisë “E Majta”.

Në takim, Kacarska po ashtu u njoftua edhe për aktivitetet aktuale dhe të planifikuara të Misionit lidhur me zgjedhjet e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat