A bën të europianizohet edhe më shumë Fronti Evropian këtu në RMV?

Maqedonia

A bën të europianizohet edhe më shumë Fronti Evropian këtu në RMV?

Nga: Ejup Berisha Më: 13 prill 2024 Në ora: 11:31
Ejup Berisha

Në zgjedhjet Presidenciale të 24 prillit dhe në ato parlamentaret e 8 majit të ketij viti këtu në RMV në kampin politik shqiptar për fitore zgjedhore do të garojne dy blloqe politike shqiptare.Dhe ate bllok i parë është ai i tubuar në koalicionin e partive politike që e premtojnë ndryshimin në skenën politike shqiptare i njohur si VLEN, dhe blloku i dytë është ai i partive të cilat angazhohen për ruajtjen e status quo-së të tubuara rreth Bashkimit Demokratik për Integrim. Kjo e fundit grupimin e saj politik e quan Fronti europjan, ndërsa frontin e partive kundershtare të saj e quan fronti për Rusi. Po po këtë etiketë Partia e Ali Ahmetit mundohet tua mveshë partive kundërshtare. BDI me këtë akuze ndaj oponenteve të saj politik gjatë gjithë kësaj fushate po tenton që ta nxij dhe ta ulë autoritetin dhe kredibilitetin e partive opozitare shqiptare.

Ndërsa nga ana tjetër ajo e lëvdron dhe e madhëron frontin e subjekteve të cilin e udheheq vet. Dhe kur të analizohen akuzat e BDI-së ndaj oponentëve të saj politik shqiptar del se ky subjekt politik është tendencioz sepse akuzat i ka të pabaza të pa-argumentuara apo dhe të nxitura nga frika e madhe për humbje të mundëshme në zgjedhjet e dyfishta që pritet të zhvillohen këtu në vendin tonë.

Nga pervoja e përgjithshme politike dhe nga kjo e imja në veçanti un në këtë kontekst flas dhe rezonoj si vezhgues i pa-anshëm i fushatave të deritashme zgjedhore por edhe kur flas për fushatën e fundit presidenciale që është në rrjedhë. Pra duke e vëzhguar dhe analizuar këtë fushatë vlersoj se akuza të rënda bëjnë vetëmse subjektet politike të cilat i frigohen humbjes apo të cilat e kanë të pasigurtë fitoren në zgjedhje. Partitë e frontit Europjan të paktën gjykuar nga përvojat dhe praktikat e deritashme flas për partitë e mirëfillta europjane të cilat veprojnë atje në skenën politike europjane, nuk bëjnë fushate kaq të egër, shumë negative dhe tepër agresive siç po e bën fushatën e saj BDI dhe ate që nga fillimi e deri më sot ndaj oponentëve politik shqiptar.

Edhe pse në fushatat parazgjedhore partitë pjesmarrëse në mënyrë të pashkruar si te ne por edhe në europë e gjithkah nëpër botë kanë të drejtë të bëjnë dhe të thonë  gjithçka në adresë të subjekteve kundërshtare por megjithatë të njëjtat janë të obliguara që ti respektojnë disa  parime dhe standarde të caktuara  komunikimi dhe veprimi demokratik. Pra partite e frontit europjan këtu te ne nëse pretendojnë se janë të tilla atëher këto duhet të zhvillojnë fushatë më të matur, më të argumentuar dhe më të barazpeshuar. BDI ndaj kundërshtareve të saj politik e bën të kundërtën ky subjekt nuk po zgjedh mjete dhe metoda që përmbajnë akuza dhe etiketime për ti luftar subjektet kundërshtare. Prandaj fushata e saj e deritashme e ka humbur seriozitetin dhe autenticitetin per tu llogaritur si fushatë e një fronti të partive evropiane. Partitë e ketij fronti meqë tërë kohës së fushatës parazgjedhore merren me kundërshtarët e tyre politik e jo edhe me vetveten, atëher le të thotë ndokush se ku është europjanizmi i fushatës së prezentuar dhe të pretenduar si Europjane nga BDI.Partitë Europjane edhe akuzojnë edhe etiketojnë por ato këtë e bëjnë me dëshmi dhe fakte si dhe me argumente reale dhe konkrete.

Duhet të theksohet se Partitë e të ashtuquajturit front Europjan nuk kanë këso dëshmi dhe fakte konkrete për akuzat dhe etiketimet se Fronti VLEN Ka kontakte dhe është i ndikuar nga Rusia.Dhe meqë këto akuzat e saj ndaj VLEN janë vetëmse formale apo dhe të pa-argumentuara atëher të njejtat mund të llogariten si shpifje dhe gënjeshtra. Kjo përsëris për faktin se akuzat e tilla janë vetëmse verbale dhe formale e jo edhe faktike.Pra Partitë e frontit Europjan ato që kultivojnë moral dhe tentojnë që të shpërndajnë vlera Europjane këto para votuesve të tyre më shumë prezentojnë programe dhe platforma parazgjedhore sesa që tërë kohës merren me akuza dhe etiketime të kundërshtarëve politik.Të njëjtat pra më shumë flasin për punët dhe aktivitetet që i kanë bërë në mandatin e kaluar dhe të cilat planifikojnë që ti bëjnë në mandatin e ri sesa që akuzojnë dhe etiketojnë subjekte kundërshtare politike.

Dhe për fund akuzat dhe etiketimet e Frontit Europjan ndaj partive opozitare shqiptare të tubuara në Vlen janë të pavërteta kështuqë lirisht mund të thuhet se janë pjesë e luftës së saj politike kundrejt oponentëve politik. Këto fjalë dhe veprime më shumë i takojnë mentalitetit ballkanik të luftimit dhe të degradimit të kundërshtarëve politik sesa atij europjan. Ky mentalitet tipik ballkanik e zbeh europjanizmin e frontit Europjan dhe këtë e shëndrron në front tipik Ballkanik. Fronti europjan e dinë edhe përfaqsuesit e saj se realiteti me frontin VLEN  është më ndryshe. Dhe jamë i bindur se edhe udhëheqsia e Frontit Europjan e dinë mirë se partitë e Frontit VLEN nuk kanë asnjë lidhje me Rusinë por këto akuza të saj janë përsëris në funkcion të sigurimit të fitoreve në zgjedhjet Presidenciale dhe në ato Parlamentare dhe asgjë më tepër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat