Shqyrtohet padia e AGJPP, Davkova ankohet për “punësime” në kohë të fushatës zgjedhore

Maqedonia

Shqyrtohet padia e AGJPP, Davkova ankohet për “punësime” në kohë të fushatës zgjedhore

Më: 13 prill 2024 Në ora: 18:31
Foto ilustrim

Në Gjykatën Administrative është shqyrtuar padia e dorëzuar nga Akademia e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publik pasi Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit të mërkurën në seancë publike e pranoi parashtresën nga kandidatja për presidente e OBRM-PDUKM-së, Gordana Siljanovska Davkova, për shkelje të kodit zgjedhor, për shkak se Akademia ka një procedurë aktive për punësim të 130 dëgjuesve për prokurorë dhe gjykatës të ardhshëm.

Siljanovska-Davkova në parashtresën para Antikorrupsionit thekson se sipas nenit 8-a nga Kodi Zgjedhor, nga data e shpalljes së zgjedhjeve nuk mund të ketë punësime të reja apo ndërprerje të marrëdhënies së punës në institucione publike.

Megjithatë nga Akademia për Gjykatës thonë se nuk bëhet fjalë për punësim të gjykatësve apo prokurorëve të rinj por vetëm dëgjues, të cilët nuk e kanë punësimin e garantuar. Të njëjtën kanë testime të shumta deri në fazën finale – punësim.

Ata thonë se kanë vepruar në përputhje me mendimet e Antikorrupsionit që i kanë marrë vite më parë por që nga viti 2019 Antikorrupsioni nuk jep më mendime për çështje të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat