Shaqiri: Anketat thonë se rezultati më i keq është fitore 3:2 për VLEN

Maqedonia

Shaqiri: Anketat thonë se rezultati më i keq është fitore 3:2 për VLEN

Më: 15 prill 2024 Në ora: 18:22
Rijad Shaqiri

Ekziston një marrëveshje për mos koalicionim pas zgjedhjeve me parti e cila nuk i pranon ndryshimet kushtetuese dhe e njëjta duhet të respektohet nga kushdo që fiton zgjedhjet.

Kështu thotë edhe kandidati për deputet nga radhët e koalicionit VLEN në zonën 2, Rijad Shaqiri.

Ai shprehet se kjo marrëveshje ka qëndrim të prerë dhe për të njëjtën thotë se është deklaruar edhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

Në lidhje me pritshmëritë e tyre për rezultatet në zgjedhjet kuvendare, ai tha se “anketat parashikojnë që rezultati më i keq është fitore 3 me 2 për opozitën, ndërsa në variantin më të mirë fitojnë 4 me 2”.

Ai gjithashtu theksoi se BDI në Kumanovë po shantazhon qytetarët e kategorive të rrezikuare me ndaljen e ndihmës sociale. Shaqiri thotë se për këtë kanë njoftuar edhe autoritetet kompetente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat