Pendarovski: Nëse i ndajmë qytetarët për shkak të përkatësisë etnike, shteti do të kthehet prapa

Maqedonia

Pendarovski: Nëse i ndajmë qytetarët për shkak të përkatësisë etnike, shteti do të kthehet prapa

Më: 15 prill 2024 Në ora: 19:54
Stevo Pendarovski

Javën e fundit të fushatës zgjedhore për rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, kandidati për president Stevo Pendarovski sot e filloi me takime me banorët e komunës së Shkupit, Saraj dhe Çair.

Duke theksuar se para pesë vitesh kishte premtuar se do të jetë president i të gjithëve, pavarësisht përkatësisë fetare apo kombëtare, Pendarovski tha se të gjithë qytetarët i ndjen si të vetit.

Ai ka theksuar se dyert e tij kanë qenë të hapura, pavarësisht nëse kanë ardhur maqedonas, shqiptarë, turq apo qytetarë të etnive të tjera, apo dikush që nuk e ka votuar.

“Në çdo rast kam qenë me popullin, kam ndihmuar të gjithë dhe kudo dhe nëse i ndajmë qytetarët në shtet për shkak të përkatësisë etnike dhe për këtë disa kanë privilegje më të mëdha se të tjerët, shteti do të jo vetëm do të ngecë, por edhe do të kthehet prapa dhe nuk do të ketë mbarësi për askënd”.

“Nëse vendi nuk ecën përpara, nuk do t’i shihni këta të rinj që shihni, që kanë mbetur. Ata do të shkojnë atje ku ka një punë më të mirë, do të krijojnë një familje dhe do të jenë më të lumtur. Askush nuk do të na presë 20-30-40 vjet për ta përmirësuar atë”, tha Pendarovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat