Geer: Presim zbatim të ndryshimeve kushtetuese që Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën drejt BE-së

Maqedonia

Geer: Presim zbatim të ndryshimeve kushtetuese që Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën drejt BE-së

Më: 15 prill 2024 Në ora: 20:20
Ambasadori evropian David Geer

Ambasadori evropian David Geer nuk e komenton deklaratën e kandidatit për president nga Fronti Evropian, Bujar Osmani, se amendamentet kushtetuese do të jenë kusht për formimin e qeverisë së ardhshme, por rithekson se pret që zbatimi i këtyre ndryshimeve të vazhdojë rrugën e vendit drejt BE-së.

Para fillimit të panelit “Rruga përpara: Konsolidimi i përfshirjes së shoqërisë civile në planin ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor”, i cili u mbajt sot në Qendrën Informative të BE-së, në përgjigje të pyetjes së një gazetari nëse ky kusht do të nënkuptonte krizë politike, tha se përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë do të vazhdojë rrugën e vendit drejt Bashkimit Evropian.

“Jemi në mes të një fushate zgjedhore dhe nuk u përgjigjem pyetjeve për çështje politike. Natyrisht, ne presim zbatimin e ndryshimeve kushtetuese, të cilat i lejojnë vendit të përparojë në rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian.

Ne duam që kjo të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Geer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat