Me helikopterë shuhet zjarri në Sellcë, MPB: Deri tani janë hedhur mbi 50 tonë ujë

Maqedonia

Me helikopterë shuhet zjarri në Sellcë, MPB: Deri tani janë hedhur mbi 50 tonë ujë

Më: 15 prill 2024 Në ora: 21:16
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se deri më tani në fshatin Sellcë të Tetovës, me helikopterë janë hedhur mbi 50 tonë ujë për ta shuar zjarrin, i cili shpërtheu tashmë e dita ditë.

“Sot (15.04.2024) Departamenti i njësit ajror në MPB, pas pranimit të kërkesës që Qendrës për menaxhim me kriza për shuarje të zjarrit në hyrje të fshatit Sellcë, komuna e Tetovës, ka dërguar dy helikopterë të llojit 412 dhe M171″.

“Ata, me veprim të përpiktë kanë gjuajtur 50 tonë ujë.

 Në koordinim me fuqitë në terren, me qëllim të ndalimit të vatrës së ecte drejt fshatit Sellcë”, thanë nga MPB-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat