Deri në mesnatë personat e paaftë dhe të sëmurit mund të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet presidenciale në Maqedoni

Maqedonia

Deri në mesnatë personat e paaftë dhe të sëmurit mund të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet presidenciale në Maqedoni

Më: 16 prill 2024 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

Personat e paaftë dhe të sëmurë mund të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet presidenciale të planifikuara për 24 prill deri në mesnatë.

Votuesi i cili nuk ka mundësi të votojë në vendvotim (i paaftë ose i sëmurë) dhe dëshiron të votojë për këtë e njofton KSHZ-në jo më vonë se 7 ditë para ditës së caktuar për votim, 16 prill ora 24:00, siç është shënuar në orarin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

KSHZ-ja informon se personat e paaftë apo të sëmurë votojnë në shtëpitë e tyre një ditë para ditës së caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve.

Këtë votim e bën këshilli zgjedhor përgjegjës për realizimin e votimit për vendvotimin ku bëjnë pjesë këta persona, më 23 prill (e martë)”, shkruan në procesverbalin e KSHZ-së.

Fushata për zgjedhjet presidenciale përfundon në mesnatën e 22 prillit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat