Gjykata Penale-Shkup: Paraburgim për 6 policë, për 11 policë masa kujdesi

Maqedonia

Gjykata Penale-Shkup: Paraburgim për 6 policë, për 11 policë masa kujdesi

Më: 16 prill 2024 Në ora: 17:50
Foto ilustrim

Policëve të arrestuar të Burgut të Idrizovës gjatë aksionit të djeshëm policor, Prokuroria u ka caktuar masën e paraburgimit dhe masën e kujdesit.

Gjashtë prej tyre që kishin lejuar arratisjen e të dënuarit për vrasje, morën paraburgim prej një muaji, kurse 11 të tjerët, të cilët gjatë gjithë javës kishin lejuar që i burgosuri të shëtitet, morën masa kujdesi.

Gjykata ua ka marrë dokumentet e udhëtimit, ndalohen të largohen nga shtëpia dhe obligohen që të paraqiten në organet kompetente shtetërore.

Për 17 policët e burgut, Prokuroria zhvillon hetime nën dyshimin se kanë kryer vepra penale – mundësimin e arratisjes dhe lirimit të jashtëligjshëm të personit të dënuar.

Përt këto vepra penale, nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit sqarojnë se parashihen dënime deri në 10 vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat