Jakimovski: Do të parandalojë migrimin e specializantëve

Maqedonia

Jakimovski: Do të parandalojë migrimin e specializantëve

Më: 17 prill 2024 Në ora: 20:32
Stevço Jakimovski

Kandidati për president nga radhët e partisë OQM, Stevço Jakimovski, në një konferencë për shtyp ka theksuar se ai si president do të mbështesë specializantët e rinj.

Siç theksoi ai, nëse bëhet president do të angazhohet që të parandalojë migrimin e specializantëve, ndaj të cilëve, siç thotë autoritetet shëndetësore dhe qeveria nuk kanë mirëkuptim

“Si president i Republikës së Maqedonisë, punëtorët shëndetësor do të kenë mbështetës serioz në mua dhe ajo çfarë është më e rëndësishme mbështetje më të madhe do të kenë mjekët e rinj, specializantët të cilët me të vërtetë në Republikën e Maqedonisë nuk gjejnë mirëkuptim mu nga autoritetet shëndetësore dhe Qeveria dhe mund ta paramendoni një specializant i cili specializon 6 vite të jetë pa sigurim shëndetësor dhe të punojë mu në sektorin shëndetësor”, tha Stevço Jakimovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat