Mirena: Bazuar në përvojën e tij, Osmani ka përparësi në garën presidenciale

Maqedonia

Mirena: Bazuar në përvojën e tij, Osmani ka përparësi në garën presidenciale

Më: 17 prill 2024 Në ora: 21:40
Ilir Mirena

Gazetari Ilir Mirena, i ftuar në emisionin “Pressing”  që transmetohet në Klan Macedonia, ka vënë në dukje rëndësinë e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale si një faktor kyç që do të përcaktojë rrugën e zgjedhjeve të 8 majit.

Sipas Mirenës, fokusi në dy kandidatët shqiptarë sjell efekte pozitive dhe negative, duke u dhënë atyre mundësinë të reflektojnë mbi gabimet e tyre në një afat prej dy javësh. Mirena tha se, bazuar në vlerësimet e tij, zoti Osmani ka një avantazh në garën presidenciale, duke e pozicionuar atë si favoritin në këtë garë të ngushtë.

“Dihet se fokusi jonë është gara mes dy kandidatëve shqiptarë, do të thotë fokusi është te raundi i parë, i cili do të determinojë dhe rrugën e zgjedhjeve të 8 majit. Kjo ka efekte të mira dhe të këqija, sepse ka një afat kohor praj dy javësh ku ata mundet të reflektojnë në gabimet e veta, por mundet të reflektohet dhe keq nga pala që do të dali e para.

Unë mendoj se duke u bazuar dhe në përvojën dhe bagazhin e kandidatëve presidencial, mendoj se përparësi ka zoti Osmani në zgjedhjet presidenciale”, tha Mirena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat