Taravari: Është moment për mobilizim dhe frymëzim, presim ndryshimin

Maqedonia

Taravari: Është moment për mobilizim dhe frymëzim, presim ndryshimin

Më: 18 prill 2024 Në ora: 14:10
Arben Taravari

Kandidati për president i koalicionit VLEN, Arben Taravari, tha se sot do të kenë një takim koordinues të koalicionit.

Taravari tha se është një moment i veçantë sepse për herë të parë në këto zgjedhje ka një bashkim të plotë të opozitës.

“Kjo sic e kemi thënë në shumë raste garanton fitoren pasi të gjithë zgjedhjet shumica e votave kanë qenë vota pro opozitës. Është moment për mobilizim, për frymëzim dhe angazhim të gjithë strukturave për një mbështetje që e presim prej qytetarëve”, tha Taravari.

Ai tha se kudo që shkojnë në këtë fushatë kanë një përkrahje të jashtëzakonshme dhe se problemi kryesor është varfëria, shtrenjtimi i çmimeve, rrogat e vogla, kushtet e jetës.

“Kjo shkakton edhe problem tjetër më të madh që kemi ajo është largimi i të rinjve. Të rinj largohen për atë se rrogat janë të vogla dhe vështirë mund të gjejnë punë këtu”, tha Taravari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat