Osmani do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Maqedonia

Osmani do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Më: 19 prill 2024 Në ora: 12:43
Bujar Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani tha se Maqedonia e Veriut është bërë pjesë e nismës së Ballkanit të Hapur pasi janë inkurajuar nga ndërkombëtarët që t’i bashkëngjiten të njëjtës.

Osmani tha se si ministër i një vendi anëtar në NATO, ka informacione shtesë për sulmin në Banjskë të Kosovës, tha se të njëjtat do t’i prezantojë para Qeverisë, ndërsa Qeveria do të vendosë nëse vendi ynë do të dalë nga kjo nismë.

“Unë kisha një qëndrim pas zhvillimeve që ndodhën në veri të Kosovës, se nëse ka një involvim të drejtpërdrejt të Serbisë, kjo mund të shkojë ndesh me njërën prej shtyllave, atë të pajtimit, dhe prandaj thash, me që jam ministër i Jashtëm i NATO-s, kam informacione shtesë dhe në mbledhjen e mbyllur të Qeverisë do të informojë Qeverinë për zhvillimet dhe pastaj Qeveria do të duhet të vlerësojë se a ka ndeshje në sjelljen e shteteve mbi këto dy parime, si respekti i ndërsjellë dhe zhvillimi ekonomik”, theksoi Osmani.

Osmani foli edhe për bashkë-sponsorizimi i Rezolutës në OKB ndaj gjenocidit të Serbisë në Srebrenicë, ku tha se është bërë për shkak se nuk mund të rrimë indiferent ndaj kësaj ndodhie dhe nuk dëshirojmë që të përsëritet, tha ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Osmani tha se ne si shtet promovojmë bashkëjetesën ndëretnike dhe respektin e ndërsjellë.

“Për mua kanë qenë shok këto reagime, jo vetëm në Serbi, këtu në RMV, si mundet të kemi debat se a duhet ta dënojmë gjenocidin apo jo. 8000 civilë janë vrarë brenda një dite. GJND-ja e ka shpallur si gjenocid dhe ne tash duhet të debatojmë se a duhet ta dënojmë apo jo, kjo është e jashtëzakonshme, unë nuk e kam pritur një reagim të këtillë, veçanërisht këtu”, tha Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat