Bilalli e sheh të pamundur kalimin e Taravarit dhe Osmanit në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Maqedonia

Bilalli e sheh të pamundur kalimin e Taravarit dhe Osmanit në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Më: 24 prill 2024 Në ora: 19:26
Mersel Bilalli

Dy kandidatët shqiptarë për president të Maqedonisë Veriore, Arben Taravari nga koalicioni i partive opozitare shqiptare “VLEN” dhe Bujar Osmani nga Bashkimi Demokratik për Integrim, nuk po pritet që të kalojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, i cili po zhvillohet sot (e mërkurë 24 prill).

Një kalim në raundin e dytë po e sheh të vështirë, analisti nga Mersel Bilalli.

Ai ka thënë se këto zgjedhje janë më shumë një matje e këtyre kandidatëve për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në maj.

“Kandidatët shqiptarë janë për të matur pulsin për zgjedhjet parlamentare. Është vështirë të pritet që njëri nga kandidatët shqiptarë të pritet të kalojë në raundin e dytë apo final. Krejt e logjikshme është që në raundin e dytë të kalojnë dy kandidatët e përkatësisë etnike maqedonase, nga partitë VMRO dhe LSDM”, ka thënë ai në emisionin “Ditari” më Tëvë1.

I pyetur për mbështetjen që kryeministri Kurti i ka dhënë kandidatit të koalicionit VLEN, ka thënë se partitë e orientimit të njëjtë bashkëpunojnë me njëra tjeren dhe e përkrahin, por kjo në Ballkanin Perëndimor shihet si “tragjike”.

Ai nuk pret se ky veprim i Kurtit do të ndikojë në raportet shtetërore ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë Veriore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat