​Ademi nga Fronti Evropian, u drejtohet qytetarëve

Maqedonia

​Ademi nga Fronti Evropian, u drejtohet qytetarëve

Më: 24 prill 2024 Në ora: 20:06
Arbër Ademi

Arbër Ademi nga BDI-ja në paraqitjen e tij të parë pas mbylljes së kutive të votimit, tha se qytetarët e dhanë votën e tyre për Frontin Evropian dhe kandidatit të tyre Bujar Osmani dhe se tani kjo votë duhet të shndërrohet në vepër.

“Falënderojmë qytetarët që votuan kandidatin tonë, Bujar Osmani dhe votuan Frontin Evropian.

Sot qytetarët folën, kurse neve na mbetet që këtë vullnet të tyre ta shndërrojmë në vepër. Falënderojmë mediat dhe vëzhguesit vendor dhe të huaj”, tha Ademi.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot votuan në raundin e parë për presidentin e tyre të ardhshëm. Këto janë zgjedhjet e shtatë presidenciale, ndërsa raundi i dytë i mundshëm mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare më 8 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat