OBRM-PDUKM feston fitoren e Gordana Siljanovskës

Maqedonia

OBRM-PDUKM feston fitoren e Gordana Siljanovskës

Më: 24 prill 2024 Në ora: 22:07
Festa

Me tupanë dhe me muzikë, partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM festoi në qendër të Shkupit për fitoren në rrethin e parë të kandidates së tyre për president, Gordana Siljanovska.

Mbështetësit me flamuj dhe flakadanë mblidhen para selisë së tyre.

Sipas rezultateve të fundit të KSHZ-së, kandidatja e OBRM-PDUKM-së, Gordana Siljanovska ka 266.560 ose 39,52% kundrejt Stevo Pendarovskit, i cili ka 130.153 ose 19,30% të votave nga 75,88 vendvotime të numëruara.

Sipas Listës Zgjedhore të mbyllur të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në vend janë regjistruar për të votuar 1.814.317 votues. Dalja në zgjedhje, sipas KSHZ-së deri në ora 18:30 ishte 48,46% apo 801.645 votues. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat