Rama: Vota shqiptare vendimtare për raundin e dytë presidencial

Maqedonia

Rama: Vota shqiptare vendimtare për raundin e dytë presidencial

Më: 25 prill 2024 Në ora: 00:15
Artion Rama

Profesori universitar nga Maqedonia Veriore, Artion Rama, ka vlerësuar se raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale është një lloj treguesi se kush do të fitojë në raundin e dytë dhe zgjedhjet parlamentare.

Ai ka vlerësuar se vota shqiptare do të jetë përcaktuese për presidentin e ri të Maqedonisë Veriore dhe Qeverisë.

Raundi i parë është një lloj primati që duhet të perceptohet për analizën për raundin e dytë presidencial por edhe për të krijuar një lloj strategjie finale për zgjedhjet parlamnetare. Pra raundi i parë është esenca kryesore për të filluar një lloj gare e cila ende nuk ka mbaruar që mendoj se gjithçka do të vendoset më 8 maj. Shqiptarët janë vendimtar. Elektorati shqiptar duhet të tregohet vigjilent të jetë kërkuese, stabile dhe të pretendojë atë të cilët duhet pretenduar mbi realizimin e kërkesave të tyre”, ka thënë ai.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor deri në këto momente ka numëruar 50.30% të votave.

Kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska, është duke udhëhequr me 160.884 vota, ose 36.99% të votave.

Kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski ka 79.050 vota, ose 18,18% të votave.

Tek kampi shqiptar, udhëheq Bujar Osmani, i cili ka 71.482 vota, gjegjësisht 16.44% të votave.

Arben Taravari nga VLEN ka 52.684 vota, ose 12.11%.

Maksim Dimitrievski ka 34.230 vota, ose 7,87%, ndërsa kandidatja e Levicës, 19.052 vota, ose 4.38%

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat