Vitin e kaluar në Maqedoni kanë ndodhur 108 aksidente në punë, prej tyre 15 kanë përfunduar me pasoja fatale

Maqedonia

Vitin e kaluar në Maqedoni kanë ndodhur 108 aksidente në punë, prej tyre 15 kanë përfunduar me pasoja fatale

Më: 28 prill 2024 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Në një raport të fundit nga Shoqata e Maqedonisë për Siguri në Punë, u raportua se në vitin 2023, vendi përjetoi një numër të shqetësueshëm aksidentesh në vendin e punës. Sipas këtij raporti, numri i aksidenteve arriti në 108, nga të cilat 15 përfunduan me pasoja fatale.

Ndër të dhënat më të rëndësishme të raportit është fakti se numri i aksidenteve në vitin 2023 është shumë më i lartë se ai që u raportua në media, duke treguar se shumica e aksidenteve nuk raportohen publikisht. Shkalla e vdekjeve në punë për këtë vit është përcaktuar në 2.16 për çdo 100 mijë të punësuar, ndërsa shkalla e lëndimeve është 13.42 për të njëjtën shifrë. Shkupi u shënua si qyteti me numrin më të lartë të aksidenteve, ndjekur nga Manastiri dhe Prilepi.

Ndër sektorët me numrin më të lartë të aksidenteve, veçanërisht ato të rënda, u identifikuan Industritë e Përpunimit, Ndërtimi dhe Administrata Publike dhe Mbrojtja. Aksidentet më të rënda u raportuan në aktivitetet e ndërtimit dhe ato të punës në familje, si dhe në industrinë e prodhimit dhe minierave.

Analizat e kryera treguan se ditën e premte u shënua numri më i lartë i vdekjeve, ndjekur nga të hënat, të enjten dhe të shtunën. Ndërkaq, numri më i lartë i lëndimeve u regjistrua gjatë ditës së premte, ndërsa numri i tyre në ditët e tjera të javës ndryshonte nga 11 deri në 14 të lënduar.

Në këtë analizë, muaji i prillit u dallua për numrin më të madh të aksidenteve, me gjithsej 18 raste. Ndërsa muaji i shtatorit u shënuar si muaji me numrin më të lartë të vdekjeve, me një total prej 3 të vdekur.

Raporti thekson nevojën për masat më të ashpra për të promovuar sigurinë në punë dhe për të parandaluar aksidentet, duke u fokusuar në sektorët që janë identifikuar si më të prekshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat